Rekordmeni Bryant

Legjenda e basketbollit amerikan dhe jo vetëm, Kobe Bryant, ditën e djeshme vdiq në mënyrë tragjike, në moshën 41 vjeçare.

Bryant ishte një nga lojtarët më të mirë në histori të NBA dhe pas la një karrierë me plotë rekorde.

I rritur nga një baba po ashtu basketbollist, ‘Black Mamba’ karrierën e tij profesioniste me LA Lakers e filloj në vitin 1996.

Me 20 vite karrierë Bryant numëron këto rekorde:

Më së shumti çmime  ‘All-Star Game MVP’ të fituara në karrierë, gjithsej katër. Rekord që e mban bashkë me Bob Pettit.

Më së shumti pikë të shënuar në një palestër sportive, gjithsej 16 mijë e 161 në ‘Staples Center’ të Los Angeles.

Më së shumti ndeshje të zhvilluara në një palestër sportive, gjithsej 599, po ashtu në ‘Staples Center’ të Los Angeles.

Lojtari më i ri që arrin të shënojë 32 mijë pikë –  36 vjeç e 87 ditë.

Lojtari  më i ri që shënon 33 mijë pikë –  37 vjeç e 138 ditë.

Lojtari më i ri që starton në një ndeshje, 18 vjeç e 158 ditë.

Lojtari më i ri që starton në një ndeshje ‘All-Star’ –  19 vjeç e 169 ditë.

Lojtari më i vjetër që shënon plus 60 pikë në një ndeshje – 37 vjeç e 234 ditë.

Më së shumti tre-pikësha të shënuar në një ndeshje – 12 të tillë, më 7 janar 2003 kundër Seattle Supersonics. Rekord që arriti ta thyejë Stephen Curry, më 7 nëntor 2016. Pasi Bryant ishte pensionuar.

Lojtari më i ri që shënon 23 mijë pikë – 30 vjeç e 171 ditë.

Çmime dhe statistika personale

Kobe Bryant ka fituar plotë 5 herë titull e NBA me Los Angeles Lakers, në vitet 2000, 2001, 2002, 2009 dhe 2010.

7 herë ka luajtur në finale të NBA, në vitet 2000, 2001, 2002, 2004, 2008, 2009, 2010.

2 herë është zgjedhur MVP i finales së NBA, në vitet 2009, 2010.

Në vitin 2008 është shpallur lojtari i NBA me vlerën më të madhe.

Në 20 vite karrierë, Kobe është zgjedhur 18 herë në ekipin NBA All-Star.

4 herë është zgjedhur NBA All-Star Game MVP, në vitet 2002, 2007, 2009 dhe 2011.

Gjithsej 34 herë është zgjedhur Lojtari i Muajit.

Më së shumti pikë të shënuara në një sezon në NBA – 2 mijë e 832 pikë në sezonin 2005-06,  2 mijë e 461 pikë në 2002-03 dhe  2 mijë e 430 pikë më 2006-07.

Më së shumti pikë të shënuara në një ndeshje, 35.4 në sezonin 2005-06, rekord i rradhitur si i teti në histori të NBA.

 

Kobye Bryant numëron 220 paraqitje zyrtare për ‘Lakersat’ në karrierën e tij, ku në 200 prej tyre ka startuar që nga fillimi dhe me një mesatare prej 25.6 pikëve për ndeshje.

‘Black Mamba’ është lojtari i katërt në histori me më së shumti pikë të shënuara në total, plotë 33 mijë e 643, pas Kareem Abdul-Jabbar, Karl Malone dhe LeBron James.