Lebron James rezulton pozitiv me COVID-19

Ylli i Basketbollit në Ligën Amerikane të Basketbollit të njohur si NBA, Lebron James ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur nga mediumi Italian corrieredellosport.it.

James mungoi në ndeshjen e mbrëmshme që Los Angeles Lakers fiton përball Sacramento Kings 117:92.

James pritet të mungojë për 10-të ditët në vazhdim dhe për momentin është në izolim.

Ai ishte vaksinuar me vaksinën anti-COVID, por megjithatë është infektuar.

Deri më tash nga 23 ndeshjeve të zhvilluara në Ligë, James ka marr pjesë në 11-të prej tyre duke kontribuar në shumë fitore të Los Angeles Lakers.

Los Angeles Lakers gjendet në pozitën e 8-të ku pas 23 ndeshjeve kanë 12 fitore dhe 11 humbje në kuadër të konferencës perëndimore.