Foto: Atdhe Mulla-Kallxo.com

Basketboll, vajzat: Bashkimi e mposht Prishtinën në serinë e finaleve

Klubi i basketbollit Bashkimi në kategorinë e vajzave e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 66-64, në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, në serinë e parë të fazës finale.

Çereku i parë tregoi se kjo lojë do të ishte e barabartë deri në fund, pasi përfundoi me rezultatin e barabartë 14-14.

Në çerekun e dytë vashat nga Prishtina e mbyllën me dy pikë epërsi 18-20 dhe me rezultat të përgjithshëm 32-34.

Çereku i tretë u takoi prizrenasve të cilat e fituan me 8 pikë epërsi, 20-12.

Bashkimi e fitoi këtë ndeshje falë perfomancës së mirë në çerekun e tretë, pasi të katërtin e humbi me rezultat 14-18.

Në fund të takimit fitorja u takoi vendasve me rezultat 66-64.

Skuadra që fiton 3 ndeshje në serinë finale shpallet kampione.