Basketboll, Rahoveci aplikon për pjesëmarrje në Champions League (FOTO)

KB Rahoveci ka treguar se ka aplikuar edhe zyrtarisht për garat europiane si Champions League.

Rahoveci ka njoftuar se aplikacionin e kanë kompletuar dhe dorëzuar në FIBA.

Përgjigja për pjesëmarrjen e tyre në këtë garë pritet të merret brenda 10 ditëve, thuhet në njoftimin e Rahovecit.

Aplikimi për pjesëmarrje në Champions League, i takon kampiones Prishtinës, e cila e kishte mposhtur në finale pikërisht Rahovecin.

Mirëpo “Vreshtarët”, dëshirojnë të marrin pjesë në këtë garë përmes ftesës, në të kundërtën opsion i dytë mbetet FIBA “Europa Cup”.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të KB Rahovecit.