Astrit Fazliu: E morëm ndeshjen seriozisht prej fillimit të saj

Astrit Fazliu njëri prej golashënuesve të Feronikelit në fitoren e thellë ndaj Trepçës ’89 me rezultat 5-1, në kuadër të finales së Kupës së Kosovës, ka folur për media pas përfundimit të ndeshjes.

Fazliu ka thënë se iu kanë qasur ndeshjes prej fillimit dhe treguan se kishin hyrë në këtë lojë me seriozitetin më të madh.

“Ne iu kemi qasë ndeshjes vetëm për fitore, ku dihet pastaj që disa zëra kanë qenë para ndeshjes që po flitet që ia lëshojnë, po ai sen nuk ndodh tek ne. Mendoj që nga fillimi e morëm seriozisht u pa edhe gjatë aksioneve shumë të rrjedhshme arritëm të realizojmë shumë herët ku edhe pastaj na doli edhe në lojën tonë të cilën e praktikojmë gjithmonë me topa në thellësi”, tha Astrit Fazliu.

Numri 10 i Feronikelit e shënoi golin e parë për skuadrën e tij në këtë ndeshje në minutën e 15’.

 

Yll Hoxha: Nuk e kemi pritur këtë fitore me rezultat kaq të thellë