Astrit Fazliu: Fati na mungoi, por jo edhe angazhimi

Feronikeli u eliminua nga rrethi i parë i kualifikimeve nga skuadra uellsiane TNS, pasi humbi në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me rezultat 1-0.

Pas ndeshje u deklaruar edhe sulmuesi i Niklit,  Aastrit Fazliu.

Numri 10 i Niklit tha se ndeshjen e kanë marrë seriozisht, por i mungoi fati.

“Prej fillimit e kemi marrë shumë seriozisht, u futëm ashtu. Qëllimi ka qenë të shënojmë dhe patëm raste që nuk i konkretizuam. Në fund penalltia ka ekzistuar. Fati na mungoi, por jo edhe angazhimi. Në Ligën e Europës të kemi më shumë fat”, ka deklaruar Fazliu.