Arton Zekaj: Nëse nuk më fton Serbia, mund të luaj për Kosovën

18 –vjeçari Arton Zekaj ende nuk ka vendosur se për kë të luaj, për Serbinë, apo Kosovën.

Zekaj i ka prindërit kosovarë, por ka lindur në Serbi.

Arton Zekaj kishte zgjedhur që ta përfaqësonte kombëtaren e Serbisë, ku ishte edhe kapiten të kadetët.

Ai në një intervistë të dhënë për gazetën serbe “Kurir” ka zbuluar se Kosova i ka kërkuar që të luajë për ta. Ai ka thënë se do të dëshironte që të luante për Serbinë, por nëse ata nuk e dëshirojnë atëherë ai ka thënë se nuk nuk do të mund të bëjë asgjë.

“Unë kam ftesë nga Kosova, ata më kërkuan të luaj për ta. Unë do të luaj për ata që më duan më shumë. Do të doja të vazhdoja aty ku e lash si i ri, por nëse ata nuk duan, nuk mund të bëj asgjë”, është shprehur Zekaj.

Zekaj është pyetur se po t’i kishte dy oferta në dorë, atë të Serbisë dhe Kosovës, cilën do ta zgjidhte, ai e ka zgjedhur Serbinë.

“Do të luaja për Serbinë. Jam lindur, rritur dhe kam kaluar të gjitha përzgjedhjet kombëtare…”, ka thënë ai.

Artoni ka thënë se nëse nuk e dëshiron Serbia, atëherë ai do ta konsiderojë mundësinë të luajë për kombëtaren që e dëshiron atë.

“Prindërit e mi kanë lindur atje (v.j. Kosovë). Epo, nëse vendi ku unë kam lindur – Serbia nuk më do, atëherë unë do të konsideroj të luajë me skuadrën kombëtare që më do”, përfundoi Zekaj.

Ky i fundit ishte pjesë e Partizanit të Beogradit. Ai ishte kontaktuar nga Federata e Futbollit të Kosovës kohë më parë për të luajtur për Kosovën

Arton Zekaj luan tek skuadra franceze Lille.