Arsenal në finale të Europa Leagues, Aubameyang shënon hat-trick (VIDEO)

Arsenal ka kaluar në finale të Europa Leagues, pasi e ka mposhtur Valencian me rezultat 4-2, në shtëpi të vet në ndeshjen kthyese të Europa Leagues.

Kështu pas dy ndeshjeve Arsenali është kualifikuar në finale me rezultat të përgjithshëm 7-3.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me Gameiron në minutën e 11’.

Arsenali e barazoi rezultatin në minutën e 17’ me Aubameyangin.

Në minutën e 50‘ Lacazette e kaloi Arsenalin për herë të parë në epërsi.

Ishte përsëri Gameiro që shënoi për Valencian për ta barazuar rezultatin në minutën e 58’.

Por, sot ishte nata e Augameyangit i cili i shënoi edhe dy gola në minutat e 69‘ dhe 88‘.

Arsenali do të luaj në finale të Europa Leagues me fituesin e ndeshjes Chelsea – Frankfurt.

Për t’i parë golat klikoni KËTU.