Foto Rtv21

5 llojet e pagjumësisë

Ekzistojnë 5 lloje të ndryshme të pagjumësisë, të cilat dallojnë në bazë të personalitetit dhe aktivitetit cerebral.

Ky kategorizim është bërë nga një studim i institutit holandez për Neuroshkencën në Amsterdam, që u publikua në revistën shkencore “Lancet Psychiatry”.

Këta studiues analizuan 26 karakteristika psikologjike të 2300 personave, të cilët vuanin nga pagjumësia dhe 2000 të tjerëve që nuk kishin probleme me gjumin, kështu duke i identifikuar pesë lloje të pagjumësisë.

Në pagjumësinë e grupit 1 bënin pjesë 19% e kampionit, ku problemi lidhej me ngarkesën e madhe të stresit.

Në grupin e dytë, bënte pjesë 1/3 e pjesëmarrësve, të cilët vuanin nga një stres i moderuar dhe një personalitet i ndjeshëm, ndërsa në grupin e tretë, përfshiheshin vetëm persona me stres të moderuar.

Në grupimin e katërt përfshiheshin ata persona me ngarkesë të lehtë stresi në varësi të zhvillimeve, ndërsa në grupin e pestë përfshiheshin ata persona me një ngarkesë të lehtë stresi.

Mes pesë grupeve u konstatua edhe prani depresioni, ku më i lartë u vu re te grupi 1 dhe 3.