18- vjeçari Jadon Sancho, me shifra të frikshme në Bundesligë (Foto)

Dortmund mbrëmë arriti të shënoj fitore me rezultat 2-1 ndaj Monchengladbach, në kuadër të xhiros së 17-të në Bundesligë.

E në këtë ndeshje golat i shënuan Jadon Sancho dhe Rues, për Dortmundin.

Pas kësaj fitore Dortmundi e ruan vendin e parë me 42 pikë.

Por, për këtë sukses të gjermanëve, merita të mëdha ka super talenti anglez Jadon Sancho.

Sancho nga 17 ndeshje ka shënuar gjashtë gola, shtatë asistime dhe nëse e llogarisim në minuta për gola e asistime i bie, që çdo 79 minuta ka shënuar ose asistuar talenti anglez.