Jadon Sancho, e ardhmja e futbollit anglez

Futbolli gjerman në këtë sezon e ka fituar një supertalent i cili po shkëlqen me skuadrën e Dortmundit.

Ai është sulmuesi anësor Jadon Sancho.

18-vjeçari anglez në këtë sezon në Bundesligë i ka luajtur 22 ndeshje, duke i shënuar 7 gola, 9 asistime dhe ka krijuar 42 shanse për gol.

Sancho u transferua në Dortmund në vitin 2018-të nga Manchester City U18.

Ai po konsiderohet e ardhmja e futbollit anglez.