Ilustrim

Ndalesa e importit të veturave të vjetra, 8.6 milion ëmë pak në buxhet

Për gjashtë muajt e sivjetmë, Dogana e Kosovës ka inkasuar mbi 500 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 3.5 për qind më shumë, por efekti i ndalesës së importit të veturave të përdorura ndikoi me 8.6 milionë euro më pak të hyra në buxhet.

Janë mbi 504 milionë euro të hyra për gjysmëvitin e parë të 2018-ës, me një rritje prej 3.5 për qind

“Gjatë periudhës gjashtëmujore (Janar-Qershor 2018) të hyrat e përgjithshme të inkasuar nga Dogana e Kosovës në total arritën vlerën prej rreth 504.3 mil€, gjë që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017 paraqet një rritje prej 3.5% apo rreth 17 mil€ më shumë”, thuhet në komunikatë.

Dogana përmend faktorët që ndikuan në hyrat në këtë gjysmëvjetorë.

“Ndikim në të hyrat në import për ketë periudhe ka pasur efekti i  MSA dhe pakove fiskale që i referohen prodhuesve, ku duhet theksuar se ndikimi në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 21 milion euro apo rreth 46.3 për qind më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ndërsa ndikimi në të hyra doganore nga  pako fiskale që i referohen lirimit nga taksat ne import për prodhuesit  përgjatë periudhës raportuese është rreth 29.6 milion euro“, thuhet në komunikatën e Doganës.

Janë 8.6 milionë euro më pak të hyra nga importimi i veturave të përdorura.

“Gjithashtu edhe ndikimi në të hyra nga importi i  veturave te përdorura ku vërehet një rënie e theksuar krahasuar me vitin e kaluar, ku kemi 5,335 copë vetura më pak, dhe kjo ka ndikuar që të shënohet një rënie në të hyra prej 8.6  milion € më pak. Totali i ndikimeve negative në të hyra nga këto kategori për ketë periudhe është afër 60 milion € apo shprehur në përqindje rreth 12% te  totalin e të hyrave te grumbulluar nga Dogana e Kosovës për ketë gjashtë mujor”, bën të ditur komunikata.

Tutje Dogana e Kosovës thotë se përkundër politikave fiskale që favorizojnë lirime dhe ulje taksash në kategori të caktuara, si stimulim i zhvillimit ekonomik, si dhe ato që burojnë nga marrëveshja e Stabilizim Asociimit, që ketë vit pritet të këtë ndikim më shumë në të hyrat e planifikuara, prapë Dogana e Kosovës  është duke vazhduar me performancë shumë të mire në grumbullimin e të hyrave, luftimin e ekonomisë joformale, kontrabandës dhe fusha tjera që Dogana ka përgjegjësi, mirëpo gjithashtu në vlerësojmë se  këto efekte te politikave fiskale dhe MSA, do të  kenë efektin e vet pozitiv shumë më të madhe për zhvillimin ekonomik te vendit dhe rritjes të prodhimeve vendore.