Foto-ilustrim. Foto: Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.

NATO Shton Trupat Ushtarake në Rumani

Presidenti romun  Klaus Lohannis, ka konfirmuar se NATO do shtoj trupat në ish shetin e bllokut sovjetik.

Deklarata e Lohanni është bërë pas takimit që ai pati me sekretarin e  përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. “Kam besim se ne do të respektojmë angazhimet tona që kjo brigadë të jetë plotësisht operacionale para fundit të vitit 2018”, nënvizoi presidenti rumun.

Brigada do jetë e vendosur në Krajovë (jug), brigada do të drejtohet nga Rumania dhe do të përfshijë gjithashtu ushtarë polakë, portugezë, bullgarë, italianë dhe gjermanë.

Kjo iniciativë u ndërmor në kuadër të riforcimit të pranisë së NATO-s në ish-vendet e bllokut sovjetik, shqetësuar për sigurinë e tyre që prej aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014. “NATO është një aleancë që i mban premtimet. Ne do të realizojmë riforcimin më të madh të mbrojtjes tonë kolektive që prej Luftës së Ftohtë”, theksoi Stoltenberg. “Brigada shumëkombëshe juglindore u krijua në përgjigje të mjedisit të pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë në afërsi të zonës NATO”, konfirmoi Iohannis. “NATO nuk kërkon përballje dhe nuk përbën rrezik për Rusinë”, shtoi ai.