Foto: MPB

MPB Prezanton Patent-Shoferin Mobil

Ministria e Punëve të Brendshme prezantoi sot patent-shoferin mobil.

Patentshoferi i ri mundëson një nivel të ri komoditeti por edhe siguri më të lartë të dhënave ndërsa bashkë me të mundësohet edhe përdorimi i aplikacionit verifikues të dokumentit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, tha se Kosova është duke e provuar për herë të parë në rajon ta përdorë aplikacionin përmes të cilit policia do t’i verifikojë patentshoferët e rinj.

“Mund të themi që jemi para të tjerëve në këtë rast sepse është aplikacioni i parë që përdoret në rajon, ndoshta edhe në Europë, që është i dobishëm së pari për uljen e kostos. Do të bëhet ulja e çmimit (të patentshoferëve). Në të njëjtën kohë përshpejtohet procesi i marrjes së dokumentit dhe ngrit edhe sigurinë (e origjinalitetit të dokumentit)”, u shpreh ai.

Lëshimi i dizajnit të ri të patentshoferëve do të fillojë që nga java e ardhshme.