MKRS vendos për ngritjen e shtatores së Eliot Engellit në Prizren

Qyteti i Prizrenit do të bëhet me shtatoren e kongresmenit amerikan Eliot Engell, njëri nga përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës në SHBA-ve.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit tashmë ka vendor për ngritjen e shtatores së kongresmenit në Prizren dhe për këtë edhe e ka njoftuar qeverinë komunale në Prizren.

Një gjë e tillë është bërë publike sot gjatë takimit të zhvilluar në Prizren në mes të ministrit të MKRS-së, Kujtim Gashi dhe kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, të cilët nënshkruar edhe 10 memorandume bashkëpunimi për investime në infrastrukturën kulturore dhe sportive në Komunën e Prizrenit.

MKRS përmes një komunikate për mediet ka bërë të ditur se ministria e ka njoftuar kryetari Haskuka për vendimin për shtatoren e Engellit.

“Ministri e ka njoftuar kryetarin Haskuka që ministria ka marrë vendim që në qytetin e Prizrenit t’i ngritët shtatorja e kongresmenit Eliot Engell”, thuhet ndër të tjerash në komunikate e MKRS lidhur me nënshkrimin e memorandumeve të bashkëpunimit për investime në sport dhe kulturë në Prizren.