Malishevë, gjendet një granatë dore në pyll

Mëngjesin e djeshëm, një person ka njoftuar policinë se ka hasur në një granatë dore.

Sipas njoftimit të policisë, granata e dorës sipas ankuesit ka qenë e pashpërthyer.

Me të marrë informacionin, njësitet e policisë kanë siguruar vendin e ngjarjes. Rastit i është përgjigjur edhe njësia për deminim e FSK-së që e ka bërë shpërthimin e mjetit të dyshuar

Policia nuk ka raportuar për ndonjë incident.