Majlinda Kelmendi është shpërblyer me çmimin prestigjioz “Xhudistja më e mirë e sotme” - Foto: Facebook

Majlinda Kelmendi Merr Çmimin më të Madh Ndonjëherë

Majlinda Kelmendi ka fituar çmimin prestigjioz “Xhudistja më e mirë e sotme” (Best Female Judoka Today) nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Kampionia olimpike është nderuar me çmimin më të madh në karrierë të dielën në mbrëmje në Budapest të Hungarisë, para Kampionatit Botëror në Xhudo.

Botërori nis më 28 gusht dhe zgjat deri më 3 shtator.

Para gala-mbrëmjes, trajneri i Majlindës, Driton Kuka, ka shkruar në profilin e tij në “Facebook”: Të shpresojmë që sonte Kosova e jonë të kurorëzohet me çmimin ekuivalent me Topin e artë në Futboll!. /21Media