Skenderaj. Foto: Atdhe Mulla

Lirohen nga burgu dy të dënuar për vrasjen e vitit 1999 në Skenderaj

Rrustem dhe Hetem Geci, dy vëllezërit nga Skenderaj, të dënuar për një rast të vrasjes në Skenderaj, janë liruar nga burgu.

Ata ishin dënuar për një vrasje që kishte ndodhur në Skenderaj më 18 qershor 1999.

Lajmin për lirimin e tyre e konfirmoi avokati i njërit nga të dënuarit.

“Janë liruar me kusht, unë e kam mbrojtur Sabit Gecin”, tha avokati Tahir Rrecaj për KALLXO.com.

Rrecaj është avokat i Sabit Gecit, njërit ndër të akuzuarit i cili e kishte pranuar fajësinë në gjykatë për këtë rast.

Ai e kishte bërë këtë pranim në tetor të vitit 2014 kur rasti ishte shqyrtuar në Gjykatën e Apelit.

“Janë liruar me kusht pasi që kanë kaluar 2/3 e dënimit në shkallën e parë. Kanë qenë të dënuar me 13 vjet për veprën penale në bashkëkryerje”, tha Rrecaj.

“Pas ankesave të mbrojtësve, Gjykata e Apelit i ka shkurtuar masën e dënimit nga 13 vjet në 8 vjet dhe tani kanë kaluar 2/3 e dënimit dhe ju është mundësuar që të njëjtit të lirohen me kusht”, tha për KALLXO.com Tahir Recaj.