Lipjan, aksidentohet biçikleta me traktor, vdes një 13 vjeçare

Një 13 vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në fshatin Vërshevc të Lipjanit.

Sipas Policisë, 13-vjeçarja po ngiste biçikletën në momentin e përplasjes me një traktor.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj.

“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Vërshevc të Lipjanit. Në aksident kanë qenë të përfshira një biçikletë dhe një traktor. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar ngasësja 13-vjeçare e biçikletës. E njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK nga ku jemi njoftuar rreth orës 20:00 se e njëjta ka vdekur”, tha Ahmeti-Haziraj për KALLXO.com.

Ahmeti-Haziraj ka treguar se ngasësi i traktorit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.