Foto: Ilustrim

Zhduket një vajzë në Fushë-Kosovë

Një qytetare nga Fushë-Kosova ka raportuar në Polici zhdukjen e vajzës saj.

Sipas Policisë, qytetarja është ankuar dje.

Ajo ka treguar se nuk e di vendndodhjen e vajzës që nga mëngjesi i 17 korrikut, kur ajo është larguar nga shtëpia.

Rasti, i cili po trajtohet si person i zhdukur, është duke u hetuar.