Ilustrim

Tentoi ta korruptojë policinë kufitare, arrestohet shtetasi i huaj

Një person është prangosur nga policia në Pikën Kufitare në Merdar gjatë ditës së djeshme.

Policia me anë të raportit policor ka sqaruar se i dyshuari, shtetas i huaj u ka ofruar zyrtarëve policor ryshfet.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të këtij të fundit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.