ARKIV - Ikballe Berisha- Huduti - Foto: KALLXO.com

Specialja kërkon paraburgimin e kosovares që doli kundër vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Suleiman

Prokuroria Speciale ka deponuar në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit Ikballe Hudutit, e dyshuar për shtytje në kryerjen e veprave terroriste.

Kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit e ka përpiluar prokurori special Afrim Shefkiu, ndërsa seanca lidhur me shqyrtimin e kësaj kërkese do të mbahet nesër me datën 9 janar nga gjykatësi special Valon Kurtaj.

Ikballe Huduti, është arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak të dyshimit se përmes rrjetit social Facebook ka kryer veprën penale shtytje në kryerjen e veprave terroriste.

Ajo në profilin e saj kishte shkruar rreth vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Suleiman.

“Ti shkove në përqafim të Imam Huseinit, sepse shkove në tokën e tij të Qerbelasë dhe tani për ty po ndriçohet nata me një mijë qirinj, të dhezur për shpirtin tënd dhe qenësinë e njeriut madhështor gjeneralit Suleiman. Të mi bësh të fala selam Ehli Bejtit se bota është me të drejtit dhe se drejtësia është shumë afër të manifestohet me ardhjen e Imam Mehdiut. Vetëm fal durim o popull musliman kudo që jeni anë e mbanë”, kishte shkruar Huduti.

Ndërsa avokatja Arbnore Zeqiri, deklaroi se ajo është ndaluar për shkak të një postimi dhe se ajo ende nuk e kam marrë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

Kallxo.com raportoi dje për arrestimin e Ikballe Hudutit me urdhër të prokurorisë Speciale.

A po kërcënohet bota me luftë ndërmjet ShBA-së dhe Iranit?

Bastisen edhe pronat e Ikballe Berisha- Huduti

.