Ikballe Berisha- Huduti

Bastisen edhe pronat e Ikballe Berisha- Huduti

Me vendim të Prokurorisë Speciale të Kosovës, sot është arrestuar Ikballe Berisha- Huduti, kosovarja e cila publikisht shprehu qëndrim kundër vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimani.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka dhënë detajet rreth arrestimit të saj.

Sipas tij, vendimi është marrë dje, ndërsa ajo po dyshohet për një vepër penale.

“Dje kemi marr vendimin, sot është arrestuar. Është arrestu për një vepër penale, thirrje për hakmarrje sepse ajo ka bërë thirrje publike”, ka thënë ai për KALLXO.com.

Nesër pritet të kërkohet edhe masa e paraburgimit për Ikballe Berisha- Huduti ndërkaq, sot i është bastisur edhe shtëpia.

“Nesër do të vendosim për masën, me gjasë do të kërkojmë ndonjë masë që garanton praninë e kësaj procedurë. Po është bastisur shtëpia e saj, më shumë nuk mund të ju japim informata”, ka thënë tutje kryeprokurori i Speciales.

Arrestimi i saj është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Më datë 07.01.2020, Drejtoria Kundër Terrorizmit ne Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me PSRK-në dhe në bazë të urdhëresës nga organet kompetente te drejtësisë ka kryer bastisje ne lokacionin e të dyshuarës”, ka thënë Daut Hoxha nga zyra për informim e forcave të rendit.

Ditë më parë, Ikballe Berisha- Huduti, publikisht kishte kundërshtuar vrasjen e gjeneralit iranian nga forcat ushtarake të ShBA-së.

“Ti shkove në përqafim Imam Husejnit sepse vajte në tokën e tij të Qerbelas dhe tani për ty po ndriqohet nata me mija qirinjë të dhezur për shpirtin dhe qenësin e njeriut madhështor Gjeneralit Sulejman. Të mi bësh selam Ehli Bejtit se bota është me të drejtit dhe se drejtësia është shumë afër të manifestohet me ardhjen e Imam Mehdiut a.s. Vetëm pak durim o popull i shtypur musliman kudo që jeni anë e mbanë”, kishte shkruar ajo.

A po kërcënohet bota me luftë ndërmjet ShBA-së dhe Iranit?

www.kallxo.com