Arkiv - Gjykimi ndaj Leonis Frangut - 08.01.2019 - FOTO KALLXO

Rigjykimi për terrorizëm - Mungon gjykatësi, dështon seanca

Rigjykimi ndaj Leonis Frangut i ngarkuar me vepër penale të terrorizmit ka dështuar të mbahet sot.

Prokuroria Speciale e ngarkon Frangun për pjesëmarrje dhe organizim në grupe terroriste.

Sipas aktakuzës, pas marrëveshjes paraprake me Blerim Sylën më 3 nëntor të vitit 2014 përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës kanë fluturuar në aeroportin e Stambollit në Turqi ku nga Stambolli janë shkuar së pari në Hatay dhe nga atje në qytetin po ashtu të Turqisë afër me kufirin me Sirinë ku i janë bashkuar organizatës terroriste ISIS.

Kujtojmë se gjykata e Prishtinës në shkurt të 2018 kishte liruar Frangun nga akuza për veprën penale bashkim dhe pjesëmarrje në terrorizëm.

Gjykata Vendos për të Akuzuarin për Terrorizëm

Por gjykata e Apelit e kishte kthyer çështjen në rigjykim për shkak se gjykata e shkallës së parë nuk kishte vërtetuar në mënyre të plotë gjendjen faktike.

E sot që ishte paraparë të mbahej seanca e parë në këtë rigjykim, mungoi anëtari i trupit gjykues Shashivar Hoti, i cili sipas kryetarit të trupit gjykues Beqir Kalludra nuk e kishte njoftuar atë për arsyet e mungesës.

Andaj në mungese të anëtarit të trupit gjykues seanca e radhës u caktua për datën 16 janar.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë proces gjyqësor – LINK