Qeli burgu - Foto: REL/Shutterstock

Prizren, paraburgim për burrin që dyshohet se e gjuajti gruan e sëmurë me ushqim në fytyrë

Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit me iniciale B.J. nga Prizreni, sepse i njëjti po dyshohet të ketë kryer veprën penale të kanosjes.

Sipas njoftimit të Gjykatës, rasti ka ndodhur me datë 19 tetor, rreth orës 17:50 në shtëpinë familjare ku jetojnë i dyshuari dhe e dëmtuara  – bashkëshortja e tij.

I dyshuari B.J. dyshohet për dhunë psikike ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes, ashtu që papritmas kur hyn në dhomën ku ka qenë e dëmtuara, e cila ka qenë e shtrirë për shkak të sëmundjes së saj, ai e gjuan me ushqim në fytyrë e më pas e kanos me fjalë, duke shkaktuar tek e dëmtuara frikë, ankth dhe pasiguri.