Ilustrim

Prizren, arrestohen dy shtetas të huaj për keqpërdorim dhe mashtrim me kartela bankare

Dy shtetas të huaj janë arrestuar nga Policia nën dyshimet për keqpërdorim dhe mashtrim me kartela bankare.

Rasti siç bën të ditur Policia ka ndodhur në Prizren ku janë arrestuar një burrë dhe një grua që të shtetas të huaj.

“Është raportuar se hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të  Organizuar, pas zhvillimit të hetimeve  kanë arrestuar dy të dyshuar një burrë dhe një grua (shtetas të huaj), nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lartë cekur. Gjatë kontrollit në banesën e tyre në cilësinë e provave materiale u janë gjetur dhe sekuestruar:  një shtëpizë kompjuteri, dy telefona mobil, një printer, një POS, kartë  Hart diska, tre USB memorie, kartela bankare, njëmbëdhjetë vula në emër të bizneseve të ndryshme dhe dokumente tjera. Të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia.