Avdullah Hoti pranon se situata me Covid është e rëndë

Disa javë pasi deklaronte se situata e menaxhimit të pandemisë Covid 19 ësht në rregull kryeministri Avdullah Hoti ka ndryshuar diskurs duke pranuar se gjendja është e rëndë. Gjatë një vizite në QKUK Hoti ka deklaruar se gjendja është e rëndëdhe ka nevojë për respektim të masave.

“ Gjendja është e rëndë, unë sot falënderoj qytetarët të gjithë që po i respektojnë masat, është ditë feste por si duket apeli që kemi bërë si qeveri bashkë me institucionet tjera dhe me akterët e tjerë të përfshirë në menaxhimin e kësaj situate kanë dhënë efekt. Unë shpresoj që të vazhdoj kjo gjendje që njerëzit plotësisht t’i respektojnë masat dhe të jenë të vetëdijshëm se jeta është mbi të gjitha sepse vetëm kështu ne mund ta menaxhojmë këtë situatë”ka thënë Hoti.

Mjekët në vazhdimësi kanë bërë thirrje qëtë respektohen masat

“Nëse ne i duam të afërmit, familjet dhe qytetarët e këtij vendi na mbetet që çdo individ i këtij vendi duhet t’i përmbahet këtyre masave sepse janë e vetmja masë aktualisht në luftën kundër COVID19 që shpëton jetë dhe të ulë lakoren epidemiologjike dhe qetëson situatën dhe shkarkon shërbimet spitalore”, deklaroi Naser Ramadani drejtor në IKShP.

Ndërsa, drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha u shpreh se gjendja e pacientëve është e rënduar dhe pavarësisht përpjekjeve disa pacientë po e humbin betejën me koronavirus.

Derisa shprehu gatishmërinë për t’u dalë në ndihmë secilit pacientë, nga qytetarët kërkoi ndihmë në aspektin e respektimit të masave të rekomanduara nga IKSHP dhe qeveria.

“Gjendja e pacientëve të cilët po vijnë nga terreni janë në një gjendje me manifestime të rënda klinike, me një ecuri të rëndë të sëmundjes në të cilat në disa raste edhe përkundër përpjekjeve tona me terapi intensive dhe përpjekjeve tona të vazhdueshme për fat të keq po përfundojnë me fatalitet. Prandaj, i lus të gjithë qytetarët që ndihmën më të madhe na japin nëse ata i respektojnë rekomandimet që jepen nga institucionet shëndetësore. Ne do të jemi krah tyre, por kërkojmë edhe ndihmën e tyre që bashkërisht t’ia dalim kësaj situate”, tha drejtoresha e Klinikës Infektive.

Vetëm dje pozitiv me COVID19 kanë rezultuar 258 persona, ndërsa kanë vdekur 16 të tjerë.