Ilustrim

Një person goditet me thikë në Vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga dy persona të tjerë, ku njëri prej tyre është goditur me mjet të mprehtë, që dyshohet të ketë qenë thikë.

Sipas Policisë, njësitë relevante janë duke u marrë me rastin, ku të dyshuarit janë kërkuar në shtëpitë e tyre, por nuk janë gjetur. Rasti vazhdon të jetë në hetime.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 17:00.