Vritet një punonjëse e policisë në Francë

Një police është goditur me thikë për vdekje në një sulm në stacionin e policisë në Rambouillet, në jug-perëndim të Parisit.

Prokurorët anti-terror kanë marrë përsipër hetimin dhe vrasja po trajtohet si një sulm i mundshëm terrorist.

Oficerja administrative 48 vjeçare e paarmatosur u godit me thikë në qafë, transmeton rtv21.tv.

Sulmuesi 36-vjeçar, i cili thuhet se erdhi në Francë nga Tunizia disa vjet më parë, u qëllua dhe më vonë vdiq në spital.

Goditja me thikë ndodhi në hyrjen tstacionit të policisë të premten pasdite ndërsa punëtorja po kthehej nga pushimi i saj.

Dëshmitarët thanë se burri ishte parë duke ecur përreth ndërsa ishte në telefonin e tij celular jashtë stacionit të policisë dhe e shfrytëzoi mundësinë e tij për të hyrë ndërsa gruaja po kalonte nga dyert e sigurisë./21Media