LDK në Lipjan mbushet me mbishkrime ‘Jo vetëvendosje po negociata’

Policia e Kosovës njofton se në shtëpinë e kulturës, në ndërtesën e hekurudhës dhe në selinë e LDK-së, disa persona të panjohur kanë shkruar grafitë me mbishkrimin “Jo Vetëvendosje por Negociata, Mashtrues dhe Nënshtrues”.

Rasti ka ndodhur dje në Lipjan në orën 09:30.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë në bisedime për harmonizimin e një programi qeverisës.