Arkiv - Gjykata Themelore e Pejës
Paraburgim për policin e dyshuar për fajde
04.3.2022 - 09:41
Gjykata ka caktuar paraburgimin për zyrtarin policor E. D. nën dyshimin se i njëjti është përfshire në aktivitete ilegale të fajdesë.
Kjo është bërë e ditur nga një komunikatë e Gjykatës së Pejës.
Sipas komunikatës polici është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës kur ishte kthyer nga një shtet i huaj.
Paraburgimi i është caktuar në kohëzgjatje prej 30 ditëve.
KALLXO.com ka raportuar dje gjatë ditës për këtë rast.