Diskriminimi i drejtësisë – LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet debati për administratën e sistemit të drejtësisë.

Në debat po diskutohet për analizën e publikuar në KALLXO.com lidhur me menaxhimin e resurseve njerëzore në Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës si dhe lidhur me mungesën e vazhdueshme të buxhetit.

Pse nuk është duke u respektuar Ligji për gjykatat dhe Ligji për prokurorinë?

Sa është numri i gjyqtarëve, prokurorëve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë e stafit mbështetës në vendin tonë?

Cilat janë kërkesat buxhetore të pamiratuara të KGjK-së dhe KPK-së?

Cilat janë pasojat e mungesës së buxhetit?

Sa është numri i ekspertëve financiarë të angazhuar në Prokurorinë e Shtetit?

Për të diskutuar lidhur me menaxhimin e resurseve njerëzore në Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës, të ftuar janë: Shkëlzen Maliqi, drejtor i përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Valdrin Krasniqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ruzhdi Osmani, drejtor i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave -Ministria e Drejtësisë dhe Blerta Iberdemaj, zyrtare ligjore e BIRN-it.

Analizën e detajuar rreth menaxhimit të resurseve njerëzore në KGjK dhe KPK mund ta lexoni duke klikuar në këtë link: https://kallxo.com/gjate/pavaresia-financiare-e-cunguar-e-keshillit-gjyqesor-dhe-prokurorial-te-kosoves/