Gjykata sot duhet të vendos për Tomor Morinën

Gjykata Penale e Shkupit, sot duhet të merr vendimin nëse do ta ekstradojë ose jo, ish-ushtarin e UÇK-së, Tomor Morina i cili u arrestua në pikën kufitare në Bllacë me fletarrestim nga INTERPOL-i, me kërkesë të Serbisë.

Kërkesa për ekstradimin e Morinës nga Serbia në Shkupin zyrtar, rrespektivisht në Ministrinë e Drejtësisë ka arritur gjatë këtij vikendi. Kurse sot, e njëjta duhet t’i dorëzohet Gjykatës Penale.

Përpos kërkesës për ekstradim deri tek Gjykata Penale ka arritur edhe kërkesa për lirimin e Morinës nga paraburgimi, e cila deri në gjykatë ka arritur nga avokati mbrojtës i Morinës, Naser Raufi, nga zyra e të cilit ditë më parë për Tv21 thanë se Morina pritet të lirohet nga paraburgimi këtë javë.

Kurse ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj në një intervistë ekskluzive për Tv21 pohoi se ekstradimi eventual i Morinës do të ishte arsyeja për prishjen e marrëdhënieve ndërshtetërore.