Gjakovë, kërcënon policin shkaku i një tikete

Në Gjakovë është arrestuar një person, për shkak të dyshimit se ka kanosur zyrtarin policor.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur dje rreth orës 00:15.

Policia njofton se është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti pas një shqiptimi të kundërvajtjes në trafik nga ana e zyrtarëve policorë, i njëjti ka kanosur policin.

Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.