Prizren, polici pretendon se mori mesazh kërcënues përmes rrjeteve sociale

Një polic nga Prizreni po pretendon se është kanosur përmes një mesazhi në rrjete sociale.

Zyrtari policor ka thënë se derisa ka qenë jashtë detyrës zyrtare kishte pranuar një mesazh në rrjete sociale në një emër të rrejshëm me fjalë kërcënuese.

Sipas raportit të Policisë, kanosja dyshohet se ka ardhur si pasojë e punës zyrtare.

Rasti, i cili ka ndodhur dje rreth orës 10:00, është duke u hetuar.