Foto: Kallxo.com

Gjakovë- dënim me kusht për fotografim të votës

Gjykata në Gjakovë e ka dënuar të hënën Enver Lukacin pasi është kapur duke e fotografuar votën e tij në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën më 6 tetor.

Gjykata i shqiptoi atij një dënim me kusht prej 120 ditësh pak orë pasi e kishte pranuar fajësinë për akuzën e ngritur dhe ishte penduar për veprimin e bërë.

“E pranoj fajin, mo asnjiherë s’kam me fotografu, bile s’kam me shku as me votu”, deklaroi i akuzuari Enver Lukaci para gjykatës të hënën paradite.

Dënimi ndaj Lukacit nuk do të ekzekutohet nëse i njëjti brenda një viti nuk kryen vepër tjetër penale.

Pishmani i gjakovarit që e fotografoi votën më 6 tetor

Sipas aktakuzës, i akuzuari Enver Lukaci, në shkollën e mesme “Kadri Kusari” në Gjakovë, ka fotografuar fletën e votimit.

Aktakuza thotë se Lukaci ishte vërejtur nga vëzhguesit e qendrës së votimit, duke fotografuar fletëvotimin e tij me telefon.