Dosja e Prokurorisë për kontabilistin, akuzohet se përvetësoi mbi 270 mijë euro në kompaninë ku punonte

Seanca gjyqësore ndaj Srboljub Dimitrijeviq, i akuzuar për përvetësimin e mbi 250 mijë eurove ka dështuar të mbahet.

Gjendja e dobët shëndetësore dhe nevoja për regjim shtrati e 77 vjeçarit të akuzuar, bëri që gjykimi ndaj tij të shtyhet për në muajin shkurt të vitit 2022.

Aktakuza e prokurorisë po e ngarkon Dimitrijeviqin se nga 1 janari deri më 30 dhjetor 2005,  si shef i kontabilitetit të “Auto Moto Drushtovo” ka përvetësuar 273 mijë e 107 euro e 39 centë.

Sipas aktakuzës Dimitrijeviq të hollat mbi 270 mijë euro që i ishin besuar për shkak të detyrës i kishte përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme duke mos regjistruar në evidencat e kontabilitetit, kthimin e paradhënieve të punëtorëve, tërheqjen e parave kesh nga banka, duke mos e dorëzuar në bankë pazarin ditor, duke mos regjistruar kthimin e parave që personat e tjerë kishin marrë nga kompania.