Burgim dhe gjobë ndaj gjilanasit për gjuajtje me armë në ajër

Isuf Isufi është dënuar me 8 muaj burgim dhe 700 euro gjobë nga Gjykata e Gjilanit për gjuajtje me arme dhe armëmbajtje pa leje.

I njëjti në seancën ndaj tij e ka pranuar fajësinë për veprat penale që i ngarkoheshin nga Prokuroria.

Në gjykimin e të akuzuarit Isuf Isufi ku ishte dhënë fjala përfundimtare Prokurori i Shtetit Arben Kadriu pati kërkuar dënimin e të akuzuarit.

Në fjalën e tij përfundimtare Prokurori pati deklaruar “Kërkoj nga Gjykata që të akuzuarin ta shpall fajtor dhe ta dënoj me një dënim të paraparë me ligjin. Të merren parasysh rrethanat lehtësuese dhe ato rënduese. Gjithashtu kishte kërkuar që arma e përdorur në ditën kritike të konfiskohet”, pati thënë prokurori Kadriu.

Edhe i dëmtuari ju kishte bashkangjitur ndjekjes penale dhe kishte kërkuar kompensimin e dëmit.

I akuzuari dhe mbrojtësi i tij kishin kërkuar nga Gjyqtari i çështjes që ndaj të akuzuarit të shqiptohet një dënim sa më i butë.

Kjo seancë  është udhëhequr nga gjykatësi Zyhdi Haziri.

Isuf Isufi akuzohej se në muajin gusht të këtij viti, në fshatin Uglar Komuna e Gjilanit, pas një mosmarrëveshje që kishte me të dëmtuarin Edin Ajredini, kishte shkuar në fshatin Uglar dhe nga një veturë ku ishte pasagjer me qëllim të frikësimit e kishte nxjerr revolen dhe kishte shtënë dy herë në ajër.

Gjithashtu në periudhën e njëjtë kohore i akuzuari në kundërshtim me ligjin kishte mbajtur në pronësi dhe kontroll armën e zjarrit.

Me këto veprime i pandehuri kishte kryer veprat penale përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtja në pronësi kontroll dhe posedim të armës.

Gjilanasi e pranon fajin për gjuajtje me armë në ajër

.