Një nga mbledhjet e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) FOTO: KALLXO.com

Armend Zenelaj zgjedhet anëtar i KPK-së nga Prokuroria e Gjakovës

Armend Zenelaj, prokuror në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, është zgjedhur anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Kundërkandidat i Armend Zenelaj ishte prokurori Ali Uka.

Sot kanë votuar 11 prokurorë të Prokurorisë së Gjakovës, në praninë e udhëheqësit të Komisionit zgjedhor Agron Beka, anëtar i KPK-së nga radhët e fakulteteve juridike.

Zenelaj është zgjedhur me 7 vota, ndërsa Uka mori 4 vota.

Për disa vjet, Zenelaj ka qenë pjesë e ekipit të monitoruesve të sistemit të drejtësisë të KALLXO.com derisa u zgjodh Prokuror në vitin 2016.

Sot paradite edhe në Prokurorinë e Prizrenit u bë votimi për anëtar të KPK-së nga radhët e kësaj Prokurorie, me ç ‘rast prokurorja Arijana Shajkovci u zgjodh anëtare e KPK-së nga radhët e Prokurorisë së Prizrenit.

Këshilli Prokurorial i Kosovës dje kishte bërë publike listën përfundimtare të kandidatëve që po garojnë për anëtarë të këshillit.

17 prokurorë nga Prokuroritë Themelore të Pejës, Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Gjilanit, Gjakovës dhe Ferizajt kanë aplikuar për anëtar të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

17 kandidatë synojnë 7 pozita në Këshillin Prokurorial të Kosovës