17 kandidatë synojnë 7 pozita në Këshillin Prokurorial të Kosovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka bërë publike listën përfundimtare të kandidatëve që po garojnë për anëtarë të këshillit.

17 prokurorë nga Prokuroritë Themelore të Pejës, Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Gjilanit, Gjakovës dhe Ferizajt kanë aplikuar për anëtar të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Konkursi është shpallur me datë 8 tetor 2020 dhe kjo është lista përfundimtare e prokurorëve që kanë aplikuar për anëtar të KPK-së.

  1. Ariana Shajkovci – Prokuroria Themelore në Prizren
  2. Musli Gashi – Prokuroria Themelore në Prizren
  3. Ardian Hajdaraj – Prokuroria Themelore në Pejë
  4. Sahide Gashi – Prokuroria Themelore në Pejë
  5. Armend Zenelaj – Prokuroria Themelore në Gjakovë
  6. Ali Uka – Prokuroria Themelore në Gjakovë
  7. Jehona Grantolli – Prokuroria Themelore në Prishtinë
  8. Shkelzen Ibrahimi – Prokuroria Themelore në Prishtinë
  9. Armend Hamiti – Prokuroria Themelore në Prishtinë
  10. Jovo Radovic – Prokuroria Themelore në Mitrovicë
  11. Slavica Mavric – Prokuroria Themelore në Mitrovicë
  12. Fetije Shala – Prokuroria Themelore në Mitrovicë
  13. Naim Beka – Prokuroria Themelore në Mitrovicë
  14. Veton Shabani – Prokuroria Themelore në Ferizaj
  15. Valdet Avdiu – Prokuroria Themelore në Ferizaj
  16. Leonora Kadriu – Prokuroria Themelore në Gjilan
  17. Jetish Maloku – Prokuroria Themelore në Gjilan

Pas vendimit për shpalljen e zgjedhjeve është themeluar Komisioni Zgjedhor, i cili do të udhëhiqet nga Agron Beka, anëtar i KPK-së nga radhët e fakulteteve juridike.

Të shtatë anëtarët e rinj të KPK-së do të kenë mandat pesë vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje.

Zgjedhjet për anëtar të KPK do të bëhen në datat 21, 22 e 23 tetor 2020.

Kujtojmë se pak para shpalljes së konkursit për zgjedhjen e kryeprokurorëve të Prokurorive Themelore, anëtarët e deritanishëm të KPK-së Zejnullah Gashi, Arben Ismajli e Dëshirë Jusaj dhanë dorëheqje nga kjo pozitë.

Menjëherë pas dorëheqjes së këtyre anëtareve të KPK-së, ka pasur reagime nga Ambasada Amerikane në Kosovë, të cilët janë tërhequr nga monitorimi i përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, si dhe Kryeprokurororëve të Prokurorive Themelore.

Tërheqja nga monitorimi siç ka thënë Ambasada është bërë për shkak se këto procese janë “prishur rrënjësisht”.

“Për vite, Ambasada Amerikane ka luajtur një rol monitorues dhe mentorues në proceset për të zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës si dhe për të zgjedhur Kryeprokurorët. Fatkeqësisht, ne besojmë se këto procese tani janë prishur rrënjësisht”, thuhet në njoftimin e ambasadës.