Aktakuzë ndaj një gruaje për pjesëmarrje në ISIS

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se  ka ngritur aktakuzë në kundër të pandehurës me inicialet S. SH., për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Organizimi dhe pjesëmarrja në grup.

Sipas prokuroria e pandehura S. SH., me dashje pas përgatitjeve  paraprake me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ‘’ISIS’’ kishte  udhëtuar së bashku me bashkëshortin e saj, shtetas turk, nga Gjermania për në Turqi dhe, më pastaj, përmes lidhjeve të caktuara ka depërtuar në Siri, ku ishte  angazhuar përmes ndihmës logjistike në organizatën terroriste ‘’ISIS’’.