Ilustrim
Aksion i gjerë kundër fajdeve në Pejë
22.2.2022 - 10:34
Një aksion i Prokurorisë në Pejë ka vëne në pranga mbi 15 persona.
Burimet e KALLXO.com tregojnë se arrestimet kanë ndodhur për vepra penale të fajdesë.
Prokuroria ka njoftuar se sot lidhur me këtë çështje do të mbajë konferencë për media e cila do të fillojë rreth orës 15:00.
“Ftoheni të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media të organizuar nga Prokuroria Themelore në Pejë , lidhur me aksionin e zhvilluar sot në koordinim me Policinë e Kosovës (Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar), ku janë arrestuar dhjetëra persona për veprën penale fajdeja”, thuhet në komunikatë.