Aksidentohet zëvendësministri i Punëve të Brendshme

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Izmi Zeka është aksidentuar disa minuta më parë. Aksidenti ka ndodhur në Gjilan.

KALLXO.com ka kontaktuar me zëvendësministrin Zeka i cili ka konfirmuar aksidentin dhe ku tha se lëndime nuk ka pasur, por vetëm dëme materiale.

“Kam pasur një aksident me veturën time personale. Fatmirësisht nuk ka qenë aksidenti i madh, një veturë më ka goditur nga mbrapa. Lëndime nuk kam por vetëm pak kokëdhembje por jam në rregull. Po them fatmirësisht nuk ka qenë diçka e madhe”, tha Zeka për KALLXO.com.

KALLXO.com kontaktoi edhe me Zëdhënësin e Policisë së Rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai tha se kanë marrë një telefonatë për një aksident rreth orës 21, ndërsa pak minuta më pas kanë marrë një tjetër telefonatë se dy veturat e aksidentuara janë marrë vesh mes vete dhe se policia nuk ka pasur nevojë të dalë në vendngjarje.