Hysen Durmishi - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Zv.ministri Durmishi ua shkëput marrëdhënien e punës tre ekzaminuesve të Departamentit për patentë shofer

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se ka nxjerrë vendim për shkëputje të marrëdhënies së punës për tre ekzaminues të angazhuar në Departamentin për patentë shofer.

Ai tha se këtë veprim e ka bërë pas informatave për dyshime të bazuara për keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.

Tutje Durmishi tregoi se ditëve në vazhdim do të prezantojë të gjitha gjetjet që lidhen me “keqpërdorime shumë të mëdha” në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës.