Foto: ZRrE

ZRrE vendos që mos të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) sot ka mbajtur seancën e tretë për këtë vit, e cila për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 është zhvilluar pa prezencën e publikut dhe duke përdorur mjetet konvencionale të teknologjisë së komunikimit.

Bazuar në propozimin për tarifat përfundimtare për konsumatorët fundor, të cilët furnizohen nga Furnizuesi me Shërbim Universal (FSHU-KESCO), Bordi i ZRRE ka vendosur që të njëjtat të mbesin në fuqi si në strukturën tarifore paraprake.

Përderisa tarifat për shfrytëzimin e rrjetit të Transmetimit dhe rrjetit të Shpërndarjes ndryshojnë nga ato të viteve të kaluara, në përputhje me të Hyrat Maksimale të Lejuara (MAR).

Sipas ZRrE-së, këto ndryshime nuk kanë asnjë ndikim në tarifat përfundimtare të konsumatorëve të rregulluar për periudhën rregullative, 1 prill 2020 – 31 mars 2021.

Më poshtë gjeni Strukturën Tarifore për konsumatorët e Shërbimit Universal të Furnizimit me energji elektrike  për periudhën rregullative 1 prill 2020 – 31 mars 2021.

Foto: ZRrE

Rregullatori propozon të mos ketë shtrenjtim të rrymës