Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), Foto: KALLXO.com

ZKA-ja reagon ndaj deklaratave të AKP-së

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka reaguar ndaj artikullit “Auditimi i procesit të qiradhënies së aseteve të NSH-ve për periudhën 2012-2021”, të publikuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

ZKA-ja ka thënë se deklarimet e AKP-së rreth raportit të auditimit për qiradhëniet nuk qëndrojnë.

“Gjithashtu, lidhur me deklarimet e AKP-së se “ZKA gjatë këtij procesi ka audituar rreth 200 kontrata të qiradhënies, prej të cilave i ka nxjerrë 14 të gjetura (të 24 kontratave) apo 12% të mostrave e jo assesi 41% të mostrave siç deklaron Auditorja e Përgjithshme në konferencat për media”, duam të vëmë në pah se gjatë procesit të auditimit për të hyrat nga qiraja në AKP, ekipi i auditimit ka testuar 53 mostra që përfaqësojnë qiramarrësit të cilat përfshijnë 290 kontrata. Nga testimi i këtyre 53 mostrave ZKA-ja ka identifikuar dobësi në 22 mostra e që në përqindje është 41.5% të mostrave”- thuhet në reagimin e ZKA-së.

AKP-ja përmes një artikulli të saj ka thënë se demantojnë deklarimet ZKA-së se në AKP ka mungesë totale të kontrollit të qirave.

“Rekomandimet e ZKA-së për përmirësime në menaxhimin e qirave janë të mireseardhura, vet fakti se në periudhën e AKM-së janë inkasuar vetëm 1.76 milion euro, ndërsa në periudhën e AKP-së janë inkasuar 50.7 milion euro, tregojnë që AKP ka administruar me asetet e NSHve  duke ruajtur dhe rritur vlerën e tyre  me anë të qiradhënies. Andaj,  këto të dhëna demantojnë deklarimet publike në media të ZKA-së se në AKP ka mungesë totale të kontrollit të qirave”- thuhet në reagimin e AKP-së.