Foto: Ilustrim

Zjarrvënie në një stallë në Gjakovë

Një rast i zjarrvënies është raportuar në fshatin Cermjan të Gjakovës.

Policia e Kosovës njofton se një person ka raportuar se stalla e tij ishte përfshirë nga zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.

Sipas ankuesit në stallë i janë djegur rreth 280 dënga (bari i thatë).

Rasti ka ndodhur një ditë më parë rreth orës 17:39.