Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Zjarri në Leposaviq të martën, u dogjën dy stalla e disa automjete

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje, më 11.06.2024 në 15:45h kanë pranuar një ankesë nga një burrë dhe një grua lidhur me një zjarr në Leposaviq.

Ankuesit kishin raportuar se nga zjarri në rrethana të panjohura janë përfshirë dy stalla, disa automjete, disa pajisje të automjeteve dhe një shtëpizë e vogël.

Policia ka njoftuar se ngjarja është iniciuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm e se zjarrfikësit kanë shuar zjarrin.

Tutje u tha se njësitë relevante policore janë duke e hetuar rastin.