Zjarre të mëdha në Suharekë, kryetari Muharremaj kërkon ndihmë

Zjarre të mëdha kanë kapluar zonën industriale në Shirokë të Suharekës.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar i pari i kësaj Komune, Bali Muharremaj.

Ai ka potencuar se situata me zjarret është serioze dhe se për këtë janë angazhuar ekipet e zjarrfikësave si dhe kanë kërkuar ndihmë nga Prizreni dhe Mamusha.

Kryetari Muharremaj ka ftuar për ndihmë edhe qytetarët që kanë cisterna.

KALLXO.com raportoi pak më parë për zjarret që kanë përfshirë një zonë të gjerë afër fshatit Shirokë.

Postimi i kryetarit:

Situata është serioze nga përfshirja e zjarreve në Zonën Industriale në Shirokë.

Të gjitha ekipet e zjarrëfikësve janë në teren, e poashtu kemi kërkuar ndihmë edhe nga Prizreni dhe Mamusha.

Të gjithë ata që mendojnë se mund ta japin ndihmë e tyre me cisterna private i ftoj të na ndihmojnë.