Zhvillimet e fundit nga lufta Izrael - Hamas

Ministria e shëndetësisë e Gazës, e udhëhequr nga Hamasi, ka thënë se sulmet ajrore izraelite i kanë vrarë 6,546 palestinezë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, duke përfshirë 2,704 fëmijë. Shifra përfshin 756 njerëz – 344 prej të cilëve ishin fëmijë – të vrarë në 24 orët e fundit, thotë ministria e lartcekur, duke shtuar se 17,439 ishin plagosur në total. 

Joe Biden, presidenti i SHBA, ka thënë se e pranon se “të pafajshmit janë vrarë dhe ky është çmimi i zhvillimit të një lufte … [mirëpo] nuk ka besim në numrin që palestinezët po e citojnë”.

Benjamin Netanyahu ka thënë se ushtria izraelite po “përgatitet” për pushtimin tokësor të Gazës me qëllim të shkatërrimit të aftësive ushtarake dhe qeveritare të Hamasit. Në një deklaratë televizive, kryeministri izraelit tha se kabineti i tij i luftës “po punon gjatë gjithë kohës” për ta arritur fitoren.

Izraeli ka rënë dakord me një kërkesë për ta lejuar SHBA-në të marrë mbrojtjen e saj ajrore në rajon përpara një pushtimi tokësor të pritshëm të Gazës, sipas një raporti, i cili tha se Pentagoni po punon për të vendosur sisteme për t’i mbrojtur trupat amerikane në Irak, Siri, Kuvajt, Jordani, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Organizata Botërore e Shëndetësisë të mërkurën i bëri thirrje Hamasit që të sigurojë prova të jetës së pengjeve që po mban dhe t’i lirojë të gjithë për arsye shëndetësore. OBSH tha se Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq duhet t’i lejohet qasje e menjëhershme mjekësore për ta përcaktuar gjendjen e tyre shëndetësore.

Përpjekjet e ndihmave në Gaza do të detyrohen të ndalojnë të mërkurën mbrëma nëse nuk hyjnë furnizimet me karburant, paralajmëroi Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë (UNRWA). Spitalet, furrat e bukës dhe pompat e ujit gjithashtu mund të pushojnë së funksionuari. OXFAM e ka akuzuar Izraelin për përdorimin e urisë si një armë lufte kundër civilëve të Gazës.

E tërë familja e afërt e korrespondentit të Al Jazeera Wael al-Dahdouh i cili u vra në një sulm ajror izraelit në Gaza. ëael al-Dahdouh kishte ikur me familjen e tij në kampin Nuseirat pasi Izraeli paralajmëroi ata që ishin në gjysmën veriore të territorit të largoheshin. Gruaja, djali, vajza dhe nipi i Al-Dahdouh u vranë në sulmin ajror të martën vonë, i cili erdhi në mes të një valë sulmesh vdekjeprurëse izraelite gjatë natës.

Izraeli ka kundërshtuar “me gjithë zemër” pohimin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, se Hamasi nuk është një organizatë terroriste. Erdogan u tha deputetëve të partisë së tij se Hamasi “është një grup çlirimtar, muxhahidin, që i mbron tokat e tyre”. Erdogan njoftoi gjithashtu se e ka anuluar një udhëtim të planifikuar në Izrael.

Bllokada e Izraelit eka rrënuar ekonominë e Gazës dhe i ka lënë 80% të banorëve të saj të varur nga ndihma ndërkombëtare edhe para se të shpërthente kriza aktuale, ka thënë OKB. Sipas OKB-së, një bllokadë “dekadash” i ka lënë lënë dy të tretat e popullsisë së Gazës të jetojnë në varfëri dhe papunësi në shkallën 45%./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala